Veliaj: “Ne mbjellim pemë, pastërti dhe dashuri, jo përçarje; ata kanë hallet e non gratas, ne shohim hallet e qytetarëve”

Shqipëria

Veliaj: “Ne mbjellim pemë, pastërti dhe dashuri, jo përçarje; ata kanë hallet e non gratas, ne shohim hallet e qytetarëve”

Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga Dajti, gjatë takimit me banorët atje, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana sot është shumë herë më e pastër se ç’ka qenë më përpara dhe se vendimi i Partisë Socialiste për të mbjellë pemë, jo sherr, është i duhuri.

Edhe armiku ynë më i madh sot e pranon se Tirana është më e pastër. Ju kujtohet kur ishim në Dajt, nuk e shihnim Tiranën, sepse digjeshin plehrat në Sharrë. Dilte ajo reja veshtullore kancerogjene, përshkonte gjithë Tiranën dhe ngecte në Dajt. Ajo reja nuk ishte re e bardhë për të bërë fotografi. Ishte reja e verdhë dhe kafe që dilte nga Sharra dhe përplasej në Dajt. Vërtetë digjeshin atje, por nuk vuante vetëm ai komunitet sepse Dajti ishte muri që mbante renë kancerogjene. Sa binte shi gjithë ai helm vinte këtu në Dajt, te tokat tona, te mushkëritë tona, te hunda jonë, te fëmijët tanë. Sot nuk ndodh, sot e bëjmë atë pastrim me 1/3 e çmimit më pak. Sot Tirana është më e pastër, e pranojnë edhe kundërshtarët tanë”, tha Veliaj.

Mandej, ai renditi disa nga investimet e mëdha që po bëhen dhe do bëhen në kryeqytet dhe që prekin edhe Lagjen 12.

Dashnia për Rusinë dhe urrejtja për Amerikën nuk duhet të jenë hallet tona. Halli ynë është si do ta bëjmë liqenin këtu, si do të vazhdojmë me ujësjellësin deri në fshatin më të largët, halli ynë është projekti që sapo miratuam për rrugën e Priskës, që edhe Priska të ndihet më afër me zonën tonë. Halli ynë është që, siç hapëm çerdhen tek Fresku, të hapim çerdhe edhe në Qeserakë, në Linzë, në Dajt, sepse qartazi kemi krijuar një standard të lartë. Halli ynë është si të vazhdojmë me Unazën. Imagjinoni tani që janë hapur të 7 lotet, edhe pjesa nga Farkë e madhe në Qesarakë, tek IKV-ja poshtë, nga IKV-ja pastaj në Tufinë, nga Tufina pastaj në Breg të Lumit, nga Bregu Lumit në Paskuqan, nga Paskuqani tek Treshi, nga Treshi futet prapë në Laprakë për të shkuar tek “Shqiponja”. Kur mbaron Unaza e madhe do të kuptojmë realisht çfarë do të thotë me t’u rrit prona e vlerës në Dajt”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat