“Gjallë në botë”, Prençi: Vis Martinaj po të ishte gjallë s’bëhej ushtar i Ramës

Shqipëria

“Gjallë në botë”, Prençi: Vis Martinaj po të ishte gjallë s’bëhej ushtar i Ramës

Më: 18 prill 2023 Në ora: 23:12
Shemsi Prençi

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi tha në emisionin Now në Euronews Albania se po të ishte Vis Martinaj gjallë nuk do të bëhej kurrë “ushtar” i Edi Ramës.

Sipas tij, familja e kryeministrit e ka lutur 8 vjet Martinajn të bëhej ortak në lojërat e fatit dhe nuk ka pranuar, se ai vetë ndihet djathtas jo majtas.

“Po të ishte i lirë Vis Martinaj, po pse mund të bëhej ushtar i Partisë Socialiste? Gjallë në botë! E ka lutur familja kryeministrore për ta bërë ortak në lojërat e fatit 8 vite dhe s’kanë mundur.

Po nuk e bën dot kush Vis Martinajn socialist”, tha Prençi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat