Thyhet dera e KZAZ-së në Kavajë

Shqipëria

Thyhet dera e KZAZ-së në Kavajë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 20:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Thyhet dera e KZAZ-së në Kavajë. Teksa zgjedhjet e 14 majit janë më pak se 3 javë larg, në qyteti ne Kavajës ka ndodhur incidenti i parë.

Mësohet se është thyer dera e KZAZ-së që ndodhet në shkollën 15 Marsi, në lagjen numër 3 të qytetit.

Sipas informacioneve të para, disa persona të pa identifikuar janë futur brenda godinës dhe pasi janë pikasur nga kalimtaret janë larguar.

Nuk dihet se kush ka qenë qëllimi por policia ndodhet ne vendngjarje dhe pritet të japë detaje të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat