Përplasen makinat në Vlorë, njëra përfundon në lokal - dy persona të plagosur

Shqipëria

Përplasen makinat në Vlorë, njëra përfundon në lokal - dy persona të plagosur

Më: 30 prill 2023 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të diele në Vlorë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, ku njëri prej tyre ka përfunduar në hyrjen e një lokali.

Në aksident janë përfshirë një makinë “Benz” dhe një Fort”, ndërsa të plagosur mbetën drejtuesi i benzit dhe pasagjerja që ndodhej në të.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:30, në lagjen “28 Nëntori”, pranë mobileri “Aliko”, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 28 vjeç, automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali. Gjithashtu si pasoje e aksidentit, kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit, dolën nga spitali.

Drejtuesve të automjeteve, të dy të pajisur me leje drejtimi, ju krye testi i alkoolit i cili rezultoi 0. 254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat