Arrestimi i Fredi Belerit, reagon ministrja e Jashtme, Xhaçka: Miqtë e Athinës së mos bëjnë presion dhe të japin mesazhe përçarëse!

Shqipëria

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon ministrja e Jashtme, Xhaçka: Miqtë e Athinës së mos bëjnë presion dhe të japin mesazhe përçarëse!

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:51
Olta Xhaçka

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas qëndrimeve të palës greke për arrestimin e kandidatit të Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Në mesazhin e saj, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i ka bërë thirrje institucioneve greke, të cilët i cilëson si “miqtë e Athinës” që të mos bëjnë presione apo të japin mesazhe përçarëse për rastin e arrestimit të Fredi Belerit.

Në këtë reagim theksohet se pala greke duhet të presë vendimin e drejtësisë shqiptare, pasi në rastin e Fredi Bejlerit, blerja e votës është shkelje e rëndë e legjislacionit.

“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona.

Kandidatura e shtetasit shqiptar,Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat.

Me respekt, u kërkojmë miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër e me durim zhvillimin e çështjes, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj, pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve”, thekson mesazhi i ministres Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat