Shiste fara kanabisi, arrestohet i riu në Mallakastër - pranga edhe 18 vjeçarit që i bleu

Shqipëria

Shiste fara kanabisi, arrestohet i riu në Mallakastër - pranga edhe 18 vjeçarit që i bleu

Më: 13 maj 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një 19 vjeçar në Mallakastër është arrestuar pasi iu gjetën në banesë fara narkotike dhe municion luftarak. Pas një kontrolli të ushtruar në banesë, policia gjeti 1127 fara cannabis sativa, si dhe krehër me 30 fishekë luftarak. Në pranga ka rënë edhe një 18 vjeçar pasi dyshohet se blinte fara kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër /Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërprerja”.

Konstatohet dhe goditet një rast i tentativës për të tregtuar fara narkotike cannabis sativa, me qëllim kultivimin.

Mbante në banesë, 1127 fara kanabisi dhe fishekë luftarak, arrestohet 19-vjeçari.

Në pranga edhe një 18-vjeçar, pasi dyshohet se blinte fara kanabisi, me qëllim kultivimin.

Sekuestrohen farat narkotike dhe municion luftarak.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Sektorit Operacional të DVP Fier, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të tregtimit të farave të kanabisit, me qëllim kultivimin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit T. K., 19 vjeç, banues në fshatin Lofkënd, Mallakastër dhe K. N., 18 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.

Në banesën e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1127 fara narkotike të dyshuara cannabis sativa, si dhe krehër me 30 fishekë luftarak.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari i kishte blerë shtetasit T. K., fara kanabisi, me qëllim kultivimin.

Farat narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat