Gara për Tiranën/ Erion Veliaj kryeson me rreth 48 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi

Shqipëria

Gara për Tiranën/ Erion Veliaj kryeson me rreth 48 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi

Më: 15 maj 2023 Në ora: 20:44
Erion Veliaj- Belind Këlliçi

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 823 prej tyre.

Kandidati i PS, Erion Veliaj kryeson rezultatin e numërimit të votave me 54.27 % (136.524 vota).

Nga ana tjetër kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi e ndjek me 34.97 % (87.971 vota), pra Veliaj kryeson me rreth 48 mijë vota.

Ndërsa kandidatët e partive të tjera, konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.80% të votave.

Roland Bejko me 4.28%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat