Sapo kishin grabitur dyqanin në Lushnjë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Shqipëria

Sapo kishin grabitur dyqanin në Lushnjë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Ndërhyrja në kohë  e Policisë bëri të mundur arrestimin  në flagrancë të 2 autorëve të një vjedhjeje me thyerje në një dyqan në Lushnjë.

2 bashkëpunëtorët u kapën menjëherë pasi kishin kryer vjedhjen, në tentativë për t’u larguar me automjet.

Sekuestrohen sendet e vjedhura dhe automjeti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, për një rast vjedhjeje me thyerje, në një dyqan në lagjen “Skënder Libohova”, u arrestuan shtetasit D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec.

Këta shtetas u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat