PD ende pa Kryetar! Tabaku konsultim me deputetët: E rëndësishme të mos përsëriten gabimet e së shkuarës

Shqipëria

PD ende pa Kryetar! Tabaku konsultim me deputetët: E rëndësishme të mos përsëriten gabimet e së shkuarës

Më: 24 maj 2023 Në ora: 15:16
Jorida Tabaku

Deputetja dhe njëherazi nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se vendimmarrja për kryesimin e kësaj force politike nga ajo, po konsultohet me deputetët demokratë.

Përmes një prononcimi për mediet, Tabaku tha se nuk dëshiron të nxitohet pasi është tepër e rëndësishme që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës.

“Çdo gjë do të bëhet në konsultim me deputetët, me grupin e punës për të mos marrë një vendim të gabuar. E rëndësishme është të mos përsëriten gabimet e së shkuarës.

U detyrohemi për këtë demokratëve dhe Partisë Demokratike”- tha ndër të tjera nënkryetarja e Partisë Demokratike, Tabaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat