Bushati zbulon një tjetër skandal, ja si e ka shantazhuar Ramën presidenti Erdogan

Shqipëria

Bushati zbulon një tjetër skandal, ja si e ka shantazhuar Ramën presidenti Erdogan

Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:49
Andi Bushati

Gazetari Andi Bushati tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se presidenti i Turqisë Erdogan e ka shantazhuar në mënyrë të vazhdueshme vendin tonë.

Ai tha se qeverisja Rama ka rrezikuar prishjen e marrëdhëniev e me vendet e Bashkimit Europian vetëm e vetëm sepse Erdogan i ka kërkuar Ramës që t’i dorëzonte ata, që vendet perëndimore i kanë cilësuar si të dënuar politik në Turqi, pavarësisht se kjo përbente një shkelje të konventës së të drejtave të njeriut.

“Ku është shantazhi. Bjen ministri i jashtëm turk në vitin 2018 takohet me homologun e tij Ditmir Bushatin dhe i thotë që të mbyllin shkollat guleniste, “ne jemi shtet laik dhe nuk pranojmë këtë diskurs”, i tha ai. Përshkallëzohet shantazhi. Në rastin e Osman Kavalis, të burgosurit politik e quan Bashkimi Europian, Shqipëria absetenoi, pra Shqipëria shkeli aksin e vendeve perëndimore.

Më tej kryeministri Rama, ka deklaruar, diçka që nuk e ka bërë asnjë vend i Bashkimit Europian, që 15 korrikun e cilëson grusht shteti nga Gulenistët, madje ka thënë se i njeh si organizatë terroriste dhe bo i mban në vazhdim, kjo është ndarje nga gjithë ç’është dëgjuar nga Berlini apo nga Franca.

Është edhe çështja e ekstradimeve, që në fakt janë rrëmbime, sepse ke reagime nga OKB-ja. Ulëritje nga shoqatat e të drejtave të njeriut, vërejtje nga Këshilli i Europës. Pse? Sepse Shqipëria ka nënshrkuar me Këshillin e Evropës traktat që të mos dorëzojë në shtetet ku rrezikohet burgosja e aq më keq dënimi me vdekje, njerëz që kërkojnë azil politik në vend.

Ne kemi dy raste ku shteti shqiptar ëhstë sjellë në mënyrë bashibozuke, nuk u ka pranuar qytetarëve që kanë kërkuar azil në Shqipëri, pse sepse i ka kërkuar Erdogani ‘më dorëzo gulenistët’,”-tha Andi Bushati në Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat