Rama kundër projektligjit për pagat: Të hyjë në fuqi pasi të bëhet rritja deri tek më i fundit

Shqipëria

Rama kundër projektligjit për pagat: Të hyjë në fuqi pasi të bëhet rritja deri tek më i fundit

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:05
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër projektligjit për rritjen e pagave që pritet të miratohet sot në Kuvend.

Ai nuk është dakord me pikën e rritjes së pagës për deputetët dhe ministrat, ndërsa thekson se duhet të hyjë në fuqi vetëm kur të jetë për të gjithë.

Rama: Unë jam kundër, unë nuk e votoj këtë pikë, paga duhet të vendoset sot dhe të hyjë në fuqi kur të bëhet rritja deri tek më i fundit, nëse mësuesve u themi që do e merrni sot këtë rritje dhe rritjen tjetër, për deputetët dhe ministrat paga duhet të hyjë në fuqi vetëm kur të jetë për të gjithë, për solidaritet dhe për atë që kush merr më shumë duhet të bëjë më shumë.

Je nuk mund të bëjmë një gjë të pakuptimtë, disave kështu, disave ashtu, gjëja e parë që duhet të bëni këtu është që kur të vini këtu duhet të llogarisni nervat e popullit.  Nuk ju shpëton dot asnjë baltë që hidhni këtu, vdeksha unë për ty që do t’i çosh pagën e jetimores ti, vdeksha unë për ty jetimi im i dashur, për rritjen e pagave jam shumë krenar. Unë jam kundër të hyjë në fuqi menjëherë, të hyjë në fuqi kur të bëhet për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat