Rindërtimi i gjimnazit “Partizani”/ Veliaj: Shkolla e re me ambjente dhe pajisje moderne

Shqipëria

Rindërtimi i gjimnazit “Partizani”/ Veliaj: Shkolla e re me ambjente dhe pajisje moderne

Më: 26 maj 2023 Në ora: 16:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Partizani”, një tjetër gjimnaz i Tiranës, është drejt përfundimit të rikonstruksionit dhe në qershor do të presë maturantët, në ceremoninë e diplomimit. Ndërsa të gjithë ata që regjistrohen për herë të parë në këtë shkollë, godina do të jetë gati në muajin shtator, me hapësira shumë herë më të mëdha, me laboratorë të rinj, palestër dhe klasa të reja mësimi.

Për ata që menduan se ndërtimi i shkollave ishin muhabete fushate, mund t’ju them se nuk kanë parë gjë akoma! Shkollat do vazhdojnë të ndërtohen, ashtu siç do vazhdojmë të mbjellim pemë. Unë besoj te fushata e përditshme sepse njeriu punon përditë, jo vetëm në 30 ditët e fushatës. I jemi rikthyer punëve të qytetit dhe kjo qshtë një nga punët që kam më për zemër: gjimnazi ‘Partizani’, një shkollë në mes të Tiranës, në zonën e Selvisë, do të jetë një bizhu për qytetin, por sigurisht, edhe një aset i mrekullueshëm për prindërit, për ata që dritën e syrit ia besojnë drejtoreshës, na e besojnë ne, institucioneve dhe ndërtesave që ndërtojmë".

Veliaj tha se çdo gjë është transformuar në funksion të nxënësve dhe se në qershor maturantët do të jenë të parët që do e përurojnë shkollën.

 “Lajmi i mirë është se do të përgatitemi që në qershor të kryejmë diplomimin këtu dhe të sigurohemi që, të paktën diploma e ‘Partizanit’ të përkojë edhe me një ceremoni te shkolla e re ‘Partizani’. Do të ketë shumë pak gjëra që ngjajnë me shkollën e vjetër, ndoshta vetëm ca kujtime të oborrit. Çdo gjë është transformuar totalisht. Më vjen mirë që kemi shtuar disa ambiente edhe për mësuesit, edhe për laboratorët, dhe një super palestër ku ‘Partizani’ do vazhdojë të mbajë traditën e lojërave me dorë, ku ka qenë gjithmonë një nga konkurrentët tanë më të fortë në basketboll dhe volejboll".

Kryebashkiaku ftoi të gjithë prindërit që t’i regjistrojnë gjatë muajve të verës fëmijët në këtë gjimnaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat