Megaoperacion anti-drogë në Lezhë, asgjësohen 3000 fidanë kanabis

Shqipëria

Megaoperacion anti-drogë në Lezhë, asgjësohen 3000 fidanë kanabis

Më: 27 maj 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e pestë të megaoperacionit të koduar “Imazhi".

Si rezultat i kontrolleve në terren me skuadra të posaçme policore dhe me disa dronë.

Në fshatin Ungrej të Lezhës, u gjetën në kubikë dhe u asgjesuan me anë të djegies, 3000 fidanë kabanis të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat