Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital shoferja 26-vjeçare në Sarandë

Shqipëria

Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital shoferja 26-vjeçare në Sarandë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 14:58
Policia

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku drejtuesja e një mjeti tip Toyota, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat