Ambasadorja Kim nis turin e lamtumirës, ja mesazhi i rëndësishëm që jep

Shqipëria

Ambasadorja Kim nis turin e lamtumirës, ja mesazhi i rëndësishëm që jep

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:29
Yuri Kim ka nisur turin e lamtumirës në Shqipëri, teksa përfundon detyrën e saj atje.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka nisur turin e lamtumirës në Shqipëri, teksa përfundon detyrën e saj atje.

Kim turin e lamtumirës e ka nisur në Tropojë, ku është takuar me disa qytetarë, të cilët i ka falenderuar për mikpritjen

“Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”, ka thënë ambasadorja Kim në takimin e saj në Bajram Curri.

“Ambasadorja Yuri Kim ka vizituar Tropojën për të nisur procesin e lamtumirës teksa përfundon detyrën e saj në Shqipëri. Gjatë vizitës së saj në Bajram Curri, ajo u takua me qytetarë të zonës, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për Tropojën si një nga vendet e saj të preferuara në Shqipëri.

Duke vënë në dukje rrënjët e saj familjare në male, ambasadorja Kim falënderoi tropojanët për mikpritjen e ngrohtë dhe u tha atyre: “Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat