“I del hija ime kudo”, Doshi: Berisha ka humbur çdo bastion, kanë tradhëti brenda llojit

Shqipëria

“I del hija ime kudo”, Doshi: Berisha ka humbur çdo bastion, kanë tradhëti brenda llojit

Më: 29 maj 2023 Në ora: 23:14
Tomë Doshi

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi nuk e konsideron të habitshme që Sali Berisha ka humbur çdo bastion të së djathtës në zgjedhjet e 14 majit.

Në një intervistë për emisionin “Top Story” me gazetarin Juxhin Mustafarai, Doshi tha se Berisha s’ka ndonjë prespektivë, pasi në PD kanë tradhti brenda llojit.

I ndalur tek akuzat e kryefoltoristit për shit-blerje votash, Doshi thotë se Berisha ka 18 vjet me të njëjtin refren, “në momentin që i prek interesat, vetëm hedh baltë, hedh vrerë”. Edhe Basha, sipas Doshit, është “pjella” e tij.

“Ai akuzon kot. “Më del hija jote mua”, thotë. Normal që hija ime do t’i dali atij sepse unë prej andej jam.

Berisha i ka humbur të gjitha. Humbi Tropojën, humbi Shkodrën, humbi Vaun e Dejës. Ato i ka pasur bastionet e tij ai. Berisha s’ka ndonjë prespektivë. As partia, as ku janë pjesa tjetër e partisë. Ata kanë tradhti brenda llojit.

Gazi shkon te Berisha, Luli nis Gazin. Luli shkon tek Taulanti, është bërë një llum aty. Sepse është gjynah  për këtë popull që e trajtojnë kështu.

Dhe për këtë njerëzit më votojnë dhe më besojnë mua. Unë nuk bëjë pazare në emër të votuesve. Është turp. Unë e lidh politikën me karakterin. Sali Berisha ka 18 vjet që thotë po të njëjtën gjë. Ka blerë vota, ka bërë kështu ka bërë ashtu…

Para një viti unë isha lule që nuk luftova, sepse aq është Shkodëra dhe ne nuk kishim as komisionerë.

Berishës në momentin që i prek interesat, vetëm hedh baltë, hedh vrerë. Lul Brava është prurja e atij”- thotë Doshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat