Konflikti i momentit u përshkallëzua në përdorimin e armëve të zjarrit, policia arreston 19-vjeçarin

Shqipëria

Konflikti i momentit u përshkallëzua në përdorimin e armëve të zjarrit, policia arreston 19-vjeçarin

Më: 30 maj 2023 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka shoqëruar një person që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti pas një konflikti për motive banale.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Prill të këtij viti, kur A. G. i cili ndodhej si pasagjer në automjetin në pronësi të 19-vjeçarit qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti në pronësi të I.D.

Në momentin e ngjarjes ky i fundit i ka shpëtuar plumbave pasi ndodhej jashtë automjetit.

Njoftimi i policisë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Personit, Pasurisë, Dhunës në familje dhe të Miturve, si rezultat i veprimeve procedurale të kryera për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë, bënë ndalimin e shtetasit F. Ç., 19 vjeç, banues në Çorovodë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet, shtetasin A. G., i cili pas një konflikti të çastit, të ndodhur në prill të këtij viti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., i cili në momentin e qëllimit, ishte jashtë automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat