U kap me kokainë dhe mbi 400 mijë euro, dënohet me burg shqiptari në Itali

Shqipëria

U kap me kokainë dhe mbi 400 mijë euro, dënohet me burg shqiptari në Itali

Më: 30 maj 2023 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Një shqiptar është dënuar me 4 vite e 5 muaj burg në Itali. Ai ishte kapur me 45 kg kokainë dhe me 404 mijë euro cash nga autoritetet italiane.

46-vjeçari ishte arrestuar më 14 maj të vitit 2022 në Reggio Emilia, ndërsa vendimi u mor më datë 26 maj të këtij viti. Bashkë me të janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj.

Shqiptari u ndalua nga policia rrugore e qytetit për kontroll rutinë, ku u gjetën 2.2 kg kokainë dhe 17 mije euro cash të fshehura në një fener të makinës.

Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 3 valixhe me 43 kg kokainë dhe 387 mijë euro cash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat