Përmbyset Këshilli Bashkiak i Mallakastrës! E vërteta vonon, por nuk harron! Si tentuan ta vidhnin Giola Lutajn

Shqipëria

Përmbyset Këshilli Bashkiak i Mallakastrës! E vërteta vonon, por nuk harron! Si tentuan ta vidhnin Giola Lutajn

Më: 30 maj 2023 Në ora: 17:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Rinumërimi i kutisë 3239/00 për Bashkinë Mallakastër ka rinxjerrë në pah një fenomen të shëmtuar të ndryshimit të destinanacionit të votës gjatë numërimit nëpër KZAZ.

Komisioni i Ankesave ka hapur sot këtë kuti duke gjetur aty 63 vota për PDIU-në, gjë e cila ka ndryshuar edhe numrat në Këshillin Bashkiak të Mallakastrës pasi ky subjekt zgjedhor mori edhe mandatin e dytë të këshilltarit pas rinumërimit.

Siç mësoi AlbEu, në procesverbalin e numërimit të votave për këtë QV, PDIU rezultonte me zero vota, pasi votat e saj i ishin shënuar Partisë Socialiste. Kjo e fundit ne procesverbal rezultonte me 161 vota, por në fakt pas numërimit rezultoi se kishte 97 vota duke bërë që të kuptohej se votat e tjera ishin marrë padrejtësisht nga PDIU.

Kështu, pas rinumërimit, rezultoi se PS kishte 97 vota, PDIU 63 vota duke u renditur e dyta në këtë kuti, kurse votat e partive të tjera nuk ishin prekur.

Pas vendimit të KAS-it, tashmë PS nuk do të ketë 10 mandate, por 9 në këshillin e bashkisë Mallakastër, kurse PDIU merr mandatin e dytë.

Këshilltarja më e re e PDIU-së është Giola Lutaj.

Vendimi i KAS është pasqyruar menjëherë edhe në faqen e KQZ-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat