Shoqërohet në polici drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër, më herët i dyshuar për shitblerje votash

Shqipëria

Shoqërohet në polici drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër, më herët i dyshuar për shitblerje votash

Më: 30 maj 2023 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Drejtori i ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime në Shkodër është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se nuk dihen arsyet që kanë çuar në shoqërimin e Arvit Bushati.

Ndërkohë më herët, Bushati ka qenë i dyshuar për shitblerje vote gjatë fushatës elektorale.

Por ato akuza u hodhën poshtë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat