Aksident i shumëfishtë në rrugën Milot-Lezhë, raportohet për të lënduar

Shqipëria

Aksident i shumëfishtë në rrugën Milot-Lezhë, raportohet për të lënduar

Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Milot-Lezhë.

Sipas burimeve paraprake të Klan News, në aksident janë përfshirë një kamion, 1 motor me drejtues një shtetas kroat, si dhe një fuoristradë.

Mësohet se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur të paktën 2 persona, të cilët  janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat