Në Rrogozhinë rinumërohen votat, PS fitoi me votat e burgut, BF bëri ankimimin

Shqipëria

Në Rrogozhinë rinumërohen votat, PS fitoi me votat e burgut, BF bëri ankimimin

Më: 31 maj 2023 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Shkëlqim Hoxha ishte fitues i bashkisë Rrogozhinë deri momentin që u hap kutia e fundit: ajo e burgut të këtij qyteti.

Ishin pikërisht këto vota që e përmbysën rezultatin, duke shpallur fitues me vetëm 20 vota Edison Memollën e Partisë Socialiste.

Këtë të mërkurë, në KQZ, kandidati i koalicionin Bashkë Fitojmë e kishte marrë seriozisht përpjekjen, duke pajtuar si avokat Viktor Gumin, një nga njohësit më të mirë të ligjit në zgjedhor në vend.

“A mundet që një qendër votimi, burg me të dënuar që të përcaktojnë fatin e qeverisjes të një qyteti? E kthejmë me të drejtën kushtetuese a përfitojnë të burgosurit të drejtën e arsimit, jo, a përfitojnë të drejtën për të pasur një shkollë, një çerdhe, për të pasur një qendër kulturore jo? Si mundet të përcaktojnë rezultatin”, ka thënë ai.

Por Komisioni i Sanksioneve e rrëzoi kërkesën dhe votat e të burgosurve do të përfshihen në rezultat.

Gjithsesi hapja e kutive mund të bëhet vetëm nga një anëtar i KAS. Ledio Braho dhe Elvis Cefa që janë propozuar aty nga opozita, e përdorën kartonin e tyre jeshil për të rinumëruar të gjitha votat e Rrogozhinës.

Rivlerësimi i votave do të bëhet ditën e hënë në mesditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat