Opozita akuzon qeverinë për pagat/ Tabaku: Paaftesi në përllogaritje dhe papërgjegjshmëri

Shqipëria

Opozita akuzon qeverinë për pagat/ Tabaku: Paaftesi në përllogaritje dhe papërgjegjshmëri

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 16:58
Jorida Tabaku

Opozita ka reaguar pas shtyrjes së dhënies së pagave të rritura për rreth 130 mijë punonjës të administratës publike, duke akuzuar qeverinë për paaftësi.

Në një intervistë për Vizion Plus, deputetja demokrate Jorida Tabaku thekson se arsyeja për këtë shtyrje nuk është zbardhja e vendimeve të qeverisë, siç sqaroi Ministrja e Financave, por përllogaritja gabim e koeficienteve, që ka detyruar qeverinë të rishikojë të gjitha vendimet e miratuara.

Unë kuptoj që ka pasur gabime në proceisn e llogaritjes së tyre, ka pasur mosdakortësi ndërmjet institucioneve, ka pasur mosrespektim të hierarkisë nga njëri institucion tek tjetri të cilat kanë rezultuar në një llogari të paqartë, përsa i përket psh një pozicioni ekuivalent ne dy ministri të ndryshme, ose në Kryeministri dhe në Kuvend. Ky problem i cili është së pari një problem i paaftësisë së kujtdo që është marrë me përllogaritjet dhe së dyti është një problem përgjegjshëmrie nuk mund të kalojë dot me VKM nuk janë zbardhur”.

Sipas Tabakut, qeveria ka muaj që premton rritje page për punonjësit e administratës dhe si pasojë e arrogancës e paaftësisë, edhe në muajin qershor ata nuk do të marrin pagën e rritur.

Treguesi i parë sigurisht është paaftësia, treguesi i dytë është arrogance që mund të dalin dhe me një lehtësi të jashtëzakonshme të përgënjeshtrojnë çdo lloj gjëje. Nuk është thjesht çështje zbardhje e VKM, zbardhja e VKM mund të kishte ndodhur se kane 3 muaj që thonë hyn në fuqi në prill, hyn në fuqi maj, hyn në fuqi në qershor. Kjo krijon efekte financiare për buxhetin së pari sepse është një paketë ë miratuar në parlament dhe së dyti krijon efekte më të rëndësishme psikologjike tek administrat publike sepse me presupozimin se do të merrnin rrogat e rritura që kemi 6 muaj që shohim reklamë, ato kanë filluar të shpenzojnë për të ardhura që nuk po i marrin.”  

Paketa e ligjeve për rritjen e pagave u miratua nga parlamenti në 25 maj, por të enjten Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi se këtë muaj punonjësit nuk do të marrin pagën e rritur, pasi duhet të zbardhen dhe vendimet e këshillit të ministrave, për t’i zbatuar ato me korrektësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat