Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shqipëria

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 06:38

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku janë përplasur dy automjete tip ‘Audi’ dhe ‘BMW’.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona mes tyre 3 vajza të mitura.

4 prej të plagosurve  ndodhen në spitalin rajonal të Rrëshenit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat