Aksion për pastrimin e bregdetit në Vlorë; Kumbaro: Hapsirat publike janë shtuar, por ka ende për të bërë

Shqipëria

Aksion për pastrimin e bregdetit në Vlorë; Kumbaro: Hapsirat publike janë shtuar, por ka ende për të bërë

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 15:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Pastrimi i plazheve do të jetë kryefjalë gjatë sezonit, për të ofruar shërbime me cilësi më të mirë për pushuesit, vendas dhe të huaj – tha nga Vlora Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Kjo e fundit ndoqi nga afër aksionin për pastrimin e plazhit të vjetër, duke shtuar se ky nuk është një aksion një ditor, por një ndërhyrje e koordinuar për të përmirësuar situatën e pastrimit në një bashki problematike si Vlora.

Ministrja pranoi se hapësirat publike të plazhit janë ende një problematikë që kërkon zgjidhje.

Ndaj agjensia e bregdetit do të punojë përgjatë gjithë sezonit bashkëngjitur institucioneve të tjera për të ofruar siguri në plazhe.

Pavarësisht pretendimeve të banorëve për reduktim të hapësirave publike të plazhit, Kumbaro thotë se ato janë në përqindje më shumë sesa vitin e kaluar.

Kumbaro shoqërohej nga kreu i ri i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat