I kërkuar për grabitje dhe trafik droge, i ishte ndaluar hyrja në Greqi, kapet në Igumenicë shqiptari

Shqipëria

I kërkuar për grabitje dhe trafik droge, i ishte ndaluar hyrja në Greqi, kapet në Igumenicë shqiptari

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Kapet një shqiptar i kërkuar në kufirin greko-shqiptar. Shqiptari është ndaluar nga policia greke në Filat të Igumenicës.

Ndaj tij rezultonin dy urdhër arreste nga Prokuroria e Athinës dhe Prokuroria e Selanikut për grabitje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Ndaj tij kishte edhe një urdhër që i ndalonte hyrjen në Greqi.

Dokumentacioni i kaloi Prokurorisë së Thesprotisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat