Kandidati i “BF” kërkoi rinumërimin/ Ngushtohet diferenca mes Hoxhës e Memollës për bashkinë e Rrogozhinës, KAS merr nesër vendimin për burgun

Shqipëria

Kandidati i “BF” kërkoi rinumërimin/ Ngushtohet diferenca mes Hoxhës e Memollës për bashkinë e Rrogozhinës, KAS merr nesër vendimin për burgun

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 19:23
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka zhvilluar sot seancën ku ka njoftuar se ka mbaruar rinumërimi i votave për bashkinë e Rrogozhinës.

Bëhet me dije se në 55 qendrat e votimit, janë gjetur gjithsej 10.237 vota të vlefshme dhe 273 të pavlefshme.

KAS njofton se fitues është shpallur kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla me 5.129, kundrejt 5.108 votave të marra nga kandidati Shkëlqim Hoxha.

Diferenca mes dy kandidatëve është ngushtuar, pasi është bërë 21, nga 30 vota që ishte para rinumërimit.

Në seancë u diskutua edhe në lidhje me votat e burgut të Rrogozhinës, ndërkohë që vendimi do të merret nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat