“Zgjedhjet e 14 majit, farsë e shoqëruar me dajre e të shara”, Basha: Boll me revolucion, i ka dalë boja

Shqipëria

“Zgjedhjet e 14 majit, farsë e shoqëruar me dajre e të shara”, Basha: Boll me revolucion, i ka dalë boja

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 19:36
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinj të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit nga ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Nga aty ai u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit nuk ishte surprizë, teksa i cilësoi zgjedhjet si “një farsë të shoqëruar me dajre e të shara”.

Ai vijoi duke thënë se duhet një plan realist në lidhje me të ardhmen e vendit, ndërsa shtoi se nuk duhet t’i kushtohet më rëndësi revolucionit, pasi i ka “dalë boja”, duke iu referuar revolucionit të paralajmëruar muaj më parë nga ish-kryeministri Berisha.

Basha theksoi rëndësinë e referendumit dhe votës së emigrantëve, teksa tha më tej se duhet të ketë riciklim të elitave si kryeministri dhe Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat