Ndalohen dy furgonë me mallra kontrabandë, procedohen dy persona

Shqipëria

Ndalohen dy furgonë me mallra kontrabandë, procedohen dy persona

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë proceduar penalisht, pasi po transportonin me fugon mallra të padeklaruara me vlerë 100 mijë lekë të rinj.

Gjatë kontrollit në aksin Rrëshen-Milot, policia ka gjetur sasi të konsiderushme produktesh pa kupon tatimor. Dyshohet se malli kishte si destinacion final Tiranën.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për 2 raste të transportimit të sasive të konsiderueshme të mallrave dhe produkteve të pashoqëruara me faturat përkatëse me qëllim shitjen e tyre në Tiranë, në aksin rrugor “Rrëshen – Milot”, konkretisht në Skuraj, Milot, kanë ndaluar për kontroll 2 automjete (furgonë) që drejtoheshin nga shtetasit I. Sh. dhe V. D”, thuhet në njoftim.

Dy personat e ndaluar akuzohen për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat