“Priten të tjerë non grata”, eksperti Karamuço ‘shkund’ themelet e politik: Pas Dakos, SPAK pritet të godasë djathtas

Shqipëria

“Priten të tjerë non grata”, eksperti Karamuço ‘shkund’ themelet e politik: Pas Dakos, SPAK pritet të godasë djathtas

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 22:55
Ervin Karamuço

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të  Durrësit, Vangjush Dako pritet të pasohet me prangosje të personave të tjerë.

Kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në “Zonë e Lirë”. Ai theksoi se SPAK kësaj here mund të godasë në radhët e demokratëve, por nuk dha emra.

“Derisa u arrestua Dako, kjo do të thotë se radha është bërë shumë e gjatë, një radhë, e cila do të krijojnë një balancë politike. Edhe majtas edhe djathtas. Ka prova, ka dëshmitarë, ka dokumentacion. Mund të godasin djathtas kësaj radhe dhe do godasin shumë fort”, tha ai.

Eksperti theksoi se gjatë korrikut dhe gushtit pritet të shtohet lista e personazheve “non grata” nga vendet perëndimore, dhe kjo do të pasohet me hetimet për shumë persona që janë në politikë, por edhe në ekonomi.

“Kjo është një gjë shume normale, shumë e shëndetshme. Priten të tjerë non grata. Disa personazhe që janë shpallur non grata nga SHBA, Britania e Madhe dhe shumë shpejt nga BE, dhe është një projekt dhe do ndodhë shumë shpejt. Do të vazhdojnë organet ligjzbatuese shqiptare dhe do hapin hetime për të gjithë. Kemi 11 non grata në Shqipëri. Disa janë persona politikë, disa ekonomikë. Do nisin dhe për ata. Është diku mes korrikut dhe gushtit, që ne i njohim se kanë problematika”,  tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat