Përmbytjet në Korçë, reagojnë të revoltuar qytetarët

Shqipëria

Përmbytjet në Korçë, reagojnë të revoltuar qytetarët

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:28
Foto nga takimi

Vetëm pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që të paktën dy prej lagjeve të qytetit të Korçës të jenë totalisht të përmbytura dhe nën ujë. Banorët e këtyre lagjeve ankohen se ky rast është i përsëritur ndërkohë që sipas tyre bashkia e qytetit nuk ka marrë asnjë masë.

Juglindja e vendit u përfshi ditën e mërkurë nga një stuhi e fortë, e cila shkaktoi jo pak dëme.

Në lagjen 18 në Korçë disa prej bizneseve u përmbyten.

“Ra shi i rrëmbyer, uji kaloi barrierat mbrojtëse, u përmbyten të gjitha këtu, uji vinte nga rruga kryesore nga leshpunuesja sepse nuk ka asnjë lloj pusete dhe gjithë uji vjen këtu. Prandaj u përmbytem. Është hera e disatë, e treta apo e katërta, deri tani nuk ka ardhur asnjëri. Erdhën herën e kaluar, panë e ikën, nuk bënë asgjë,” – u shpreh një burrë.

“Përmbytje. Hera e disatë. Janë tubat me të ngushta dhe ujërat e zeza na futen në garazhe, ka dëme. I kemi bërë ankesë, vunë një tub, prapë e njëjta gjë. Nuk e kemi vetëm ne, e ka gjithë lagjja problemi. Ka dyqane, punishte, supermarkete, njësoj do jetë. Askush nuk vjen të pyesë se çfarë bëhet,” – tha një tjetër.

Dëme nga stuhia pritet të ketë dhe në tokat bujqësore, ku specialistët e bujqësisë do dalin në terren për të parë dëmet nga afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat