Zgjedhjet në Rrogozhinë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin, ja çfarë pritet

Shqipëria

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Kolegji Zgjedhor merr vendimin, ja çfarë pritet

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Zgjedhjet në Rrogozhinë do të përsëriten.

Burime për Euronews Albania kanë konfirmuar se Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë kërkesat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Më herët janë rinumëruar votat për kryebashkiakun e Rrogozhinës. Më 5 qershor rezultati nuk ndryshoi, ndërsa diferenca mes kandidatëve u ngushtua, me 21 nga 30 vota.

Si përfundim, pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Edison Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha 5108 vota.

Ndërkohë, “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar më herët edhe pavlefshmëri të kutive të burgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat