“BMW”-ja del nga rruga në Korçë, në gjendje të rëndë një person

Shqipëria

“BMW”-ja del nga rruga në Korçë, në gjendje të rëndë një person

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 08:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.

Mesohet se një mjet tip “BMW X5” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.

Klan News raporton për një të lënduar në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili u transportua në spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat