Paraqitja interesante e liderëve të shteteve të NATO-s në një video, pjesë edhe Rama

Shqipëria

Paraqitja interesante e liderëve të shteteve të NATO-s në një video, pjesë edhe Rama

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 08:41
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërndarë një video në të cilën shfaqen të gjithë liderët e shteteve anëtare të NATO-s.

Vizualizimi i videos ishte më ndryshe ku i paraqite të gjithë politikanët në uniforma ushtarake në bazë të shtetit që e drejtojnë.

Në mesin e këtyre liderëve ishte edhe Edi Rama. Pos kësaj, aty tregohej edhe viti për secilin shtet kur janë bërë pjesë e NATO-s.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në fund një pjesë iu kushtua edhe Ukrainës, duke lënë të nënkuptohet se ende nuk ka një përgjigje për Ukrainën që t’i bashkëngjitet aleancës euroatlantike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat