Shtëpi me qira vetëm për turizëm! Në Sarandë banesat s’jepen për periudhë afatgjatë

Shqipëria

Shtëpi me qira vetëm për turizëm! Në Sarandë banesat s’jepen për periudhë afatgjatë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 20:20

Në Sarandë nuk gjen do të shtëpi me qira për periudhë afatgjatë. Në këtë periudhë, pronarët i lëshojnë ato vetëm për turistë, kryesisht të ardhur nga jashtë.

“Në pikun e sezonit turistik gjetja e një apartamenti me qira afatgjatë në Sarandë është një mision i vështirë. Ofertat e tregut imobiliar i drejtohen turizmit, pasi kjo është më fitimprurëse.”

Gjatë verës kërkesa për apartamente me qira afatgjatë vjen në rritje, për shkak të forcës punëtore që mbërrin në qytet, për të punuar në sektorin e turizmit, por tregu nuk i përgjigjet kërkueses.

“Momentalisht kërkesa është e madhe , për faktin se Saranda ka nevojë për një fuqi të madhe punëtorë në të gjitha restorantet, hotelet dhe çdo shërbim turistik. Dhe si rrjedhojë kërkesa për apartamente me qira është e lartë, por tregu i ka të reduktuara mundësitë për faktin, se në Sarandë ka një kërkesë të lartë për të kaluar pushimet nga te huajit”,- tha Erjon Cumani, agjent imobiliar.

Pronarët e apartamenteve e kanë parë të arsyeshme, t’i japin ato me qira afatshkurtër, sidomos për të turistët e huaj, dhe jo t’i vendosin në dispozicion për qira afatgjata. 

“Duke i’u referuar Sarandës e ka akoma më të lartë kërkesën për apartamente pushimi, që do të thotë redukton mundësinë për apartamente me qira afat gjata qoftë edhe për 3-4 muaj,”-tha Erjon Cumani, agjent imobiliar

” Ofertat i drejtohen kryesisht tregut turistik, afatshkurtër pra tregut sezonal. Kjo është arsyeja pse ne nuk ofrojmë shumë apartamente me qira afatgjatë. 

Kërkesa e madhe për apartamente me qira dhe oferta e reduktuar e tregut kanë çuar në atë që agjensit imobiliare e quajnë kombinimi i çmimit të qirasë afatshkurtër me qiranë afatgjatë. Edhe pse çmimi varion sipas zonave, në Sarandë qiratë nisin nga 300-400 euro për apartamente 2+1.

“Për sa u përket çmimeve edhe  tani gjen apartamente me qira afatgjata , por kjo konvenohet nëpërmjet një qiraje afatgjatë por e kombinuar me një qira afatshkurtër. Çmimet afatgjata fillojnë nga 300-400 euro për muaj , por duke qenë se jemi në sezonin turistik për çmimin kombinohet qiraja afatgjatë me atë afatshkurtër. Një apartament me hapësirë akomoduese për 4 persona mund të shkoj edhe 1500€ por kjo edhe sipas standardit dhe vendodhjes.”

Përgjatë viteve të fundit të pushuesit e huaj kanë luajtur një rol kyç në trendin e tregut të pasurive të paluajtshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat