Aksident në Tiranë, shoferja përplas në vijat e bardha një grua

Shqipëria

Aksident në Tiranë, shoferja përplas në vijat e bardha një grua

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Paraditen e sotme në Rrugën e Dibrës, shtetasja E. Sh., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen Sh. B., 60 vjeçe.

Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital.

Ajo është jashtë rrezikut për jetën.

 Ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat