Riaktivizohet sërish zjarri në Maliq, digjen hektarë tokë në zonën torfike

Shqipëria

Riaktivizohet sërish zjarri në Maliq, digjen hektarë tokë në zonën torfike

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në fshatin Sheqeras në Bashkinë Maliq.

Zjarri është përhapur sërish në zonën torfike. Sipas specialistëve vatrat riaktivizohen herë pas herë për shkak të tokës torfike e cila vetëdigjet edhe nga temperaturat e larta

Gjatë gjithë këtyre ditëve në terren janë organizuar grupe për të monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme për mospërhapjen e zjarrit.

Në terren ka qenë i pranishëm edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole i cili ditën e djeshme ka organizuar një tjetër takim me strukturat në Maliq në lidhje me zjarret dhe masat që duhet të merren në vazhdim për kufizimin e sipërfaqes së tokës torfike të djegur, si dhe për riorganizimin e grupeve të punës për mbajtjen në vrojtim 24 orë të kësaj zone.

Gjatë këtij takimi u vlerësua gjithashtu edhe domosdoshmëria e hapjes së kanaleve të treta, të cilat në vite janë dëmtuar e prishur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat