Ministri Balla takim me Drejtorin e ICITAP: Intensifikim i bashkëpunimit në luftën kundër lëndëve narkotike

Shqipëria

Ministri Balla takim me Drejtorin e ICITAP: Intensifikim i bashkëpunimit në luftën kundër lëndëve narkotike

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 19:02
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot Richard Deasy, Drejtorin e ri të ICITAP si dhe drejtuesin e Çështjeve të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) të SHBA në Tiranë, me të cilët diskutoi për zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit, si dhe rritjen e forcës goditëse.

Ministri theksoi se qeveria shqiptare ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm me Departamentin Amerikan të Drejtësisë ku veçoi Programin e Trajnimit dhe Asistencës në Hetimet Kriminale (ICITAP).

“Me Drejtorin e ri diskutuam mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Intensifikimi i forcës goditëse të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me SHISH, SPAK dhe prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm kundër këtij fenomeni, do të na mundësojë rezultatet e pritshme nga publiku”, deklaron Balla në një shënim në rrjetet sociale pas takimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat