Zjarri merr përmasa të mëdha në Lushnjë, evakuuohen banorët – nën hetim një 58-vjeçar

Shqipëria

Zjarri merr përmasa të mëdha në Lushnjë, evakuuohen banorët – nën hetim një 58-vjeçar

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 23:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri që ka marrë përmasa të mëdha në fshatin Zham të Lushnjës dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Policia ka vënë nën hetim një 58-vjeçar, që pasi i vuri flakën mbeturinave, zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe ullishteje dhe pemësh.

Ndërkohë, janë evakuuar banorët nga banesat që mund të rrezikohen nga zjarri.

“Ishim duke pirë kafe, kur pamë zjarrin. U përhap me shpejtësi shumë të madhe. Kishte erë të fuqishme. Ullishtja u dogj, të paktën mos të digjen shtëpitë”, shprehen banorët, të cilët kanë dalë jashtë banesave.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, Fierit, Roskovecit, Beratit dhe Rrogozhinës. Në zonën ku ka rënë zjarri ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat