“Punë profesionale”, ish-deputeti Spartak Braho paraqitet në SPAK, ja si u përgjigjet gazetarëve

Shqipëria

“Punë profesionale”, ish-deputeti Spartak Braho paraqitet në SPAK, ja si u përgjigjet gazetarëve

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:10
Spartak Braho

Ish-deputeti Spartak Braho është paraqitur sot në SPAK. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Nuk dihet arsyeja se pse Braho ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.

Ndërkohë, pas disa minutash ai doli nga SPAK.

Pas daljes nga SPAK, Braho tha se kishte shkuar në prokurori për punë profesionale. “Punë profesionale. Duhet zhvilluar më tej ligji për veprimtarinë e SPAK”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat