Macron, Kadaresë: Si rapsod i Evropës kam nderin sot t’ju ngre në gradën “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”

Shqipëria

Macron, Kadaresë: Si rapsod i Evropës kam nderin sot t’ju ngre në gradën “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 21:43
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Ismail Kadare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia ka dorëzuar shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Macron gjatë ndarjes së këtij çmimi kishte fjalë të mëdha për shkrimtarin Kadare.

“Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Evropës, si lajmëtar i lirisë për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni aq shumë mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot të ju ngre në gradën e oficerit të lartë në urdhrin e legjionit të nderit”.

Presidenti francez përmendi kohën kur Kadareja e kishte të vështirë të shkruante në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit.

Sipas Macronit, pavarësisht kundërshtive, shkrimtari vazhdoi, ‘liria që mbyll gojën ka pëshpëritje më të forta se britmat’.

“Ju kontribuat në zgjimin e madh të popujve që ngriti perden e hekurt, që atëherë nga kryeqyteti i Francës deri te kryeqyteti i Shqipërisë, më në fund të kthyer në demokracinë, ju keni ndarë ekzistencën tuaj mes fjalëve dhe gjërave, njerëzve dhe vendeve, në një lëvizje luhatëse mes dy kombeve tona. Nga shëtitjet tuaja në Tiranën e rigjetur, kanë lindur tekste jashtë kohe në kryqëzim të miteve dhe botëve imagjinare të piramidës së Keopsit me atë të Tiranës, mes kangjelave të kopshtit të Luksemburgut, mureve të Trojës – ato na kujtojnë pa reshtur sa shumë Evropa është kontinent i përbashkët. Sa shumë Evropa është një mit, ai i ringjalljes, dhe brigjet nuk kanë qenë asnjëherë kaq të qarta nga njëra amë, ju e vazhduat këtë”, u shpreh Macron.

“I dashur Ismail Kadare, ndonjëherë ndjeni keqardhje për ato vite shtypjeje që ju kanë penguar të zgjidhni zërin tuaj, të lulëzoni veprën tuaj, vepra juaj nuk ka humbur asgjë nga fuqia e saj, ajo përkundrazi është përforcuar, është ngritur peshë kundër ndalimit, ajo ka marrë bukurinë e guximit, liria që i mbyllin gojën ka pëshpëritje më të forta se britmat, ajo ka treguar atë që bashkon vendet tona, në mënyrë të pandashme dhe që e bartë edhe sot kryeministri juaj me shumë talent, këtë gjuhë këtë dashuri për Evropën, që shikon drejt Perëndimit dhe drejt nesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat