Berisha: Qëndrimet ndaj Kosovës, të presidentit kroat dhe Edi Ramës janë si dita me natën

Shqipëria

Berisha: Qëndrimet ndaj Kosovës, të presidentit kroat dhe Edi Ramës janë si dita me natën

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:18
Sali Berisha

Në një dalje nga hyrja e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se të krahasosh qëndrimet e presidentit të Kroacisë me qëndrimet e Edi Ramës konstaton një kontrast si nata me ditën.

Ai shtoi se PD mirëpret vizitën e presidentit Milanoviç dhe e garantojmë Kroacinë se për ne marrëdhëniet me këtë vend mik, anëtar të BE-së dhe NATO,

Berisha: Ishte detyrim moral dhe i gjithanshëm, në respekt të Kroacisë një vend mik i vërtetë i Shqipërisë dhe të presidentit të saj, Milanoviç i cili me qëndrimet e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por edhe pas OKB-së ka dëshmuar ndjenjat e tij më miqësore ndaj shqiptarëve, Kosovës, por edhe të shtetarit në respekt të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Të krahasosh ato qëndrime me qëndrimet e Edi Ramës, i cili për dy apo tre ditë me radhë e shndërroi Tiranën nga kryeqytet evropian që duhej të ishte në kryeqytet, në gjysmën tjetër të Beogradit, apo të them në kryeqytet të megafonave të luftës së ftohtë kundër Kosovës dhe Prishtinës, konstaton një kontrast si nata me ditën.

Ndaj dhe ne përshëndesim vizitën e presidentit Milanoviç dhe e garantojmë Kroacinë se për ne marrëdhëniet me këtë vend mik, anëtar të BE-së dhe NATO, janë një përparësi  e padiskutueshme në marrëdhëniet tona në rajon dhe me gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat