Sërish kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita grumbullon karriget në foltore - Berisha hyn live në Facebook

Shqipëria

Sërish kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita grumbullon karriget në foltore - Berisha hyn live në Facebook

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 10:22 Përditësuar në ora: 10:41 më 09.11.2023
Kuvendi i Kosovës

Zgjati veç 20 minuta, mbyllet seanca e sotme plot kaos në Parlamentin e Shqipërisë

Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Mes tymit të gazlotsjellësve dhe karrigeve të mbledhura para foltores, mazhoranca kaloi disa projektligje me 78 vota, të gjitha nga e majta.

Sërish kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita grumbullon karriget në foltore - Berisha hyn live në Facebook

Deputetët e opozitës në Shqipëri kanë grumbulluar sërish karriget e Kuvendit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet live në faqen e tij në Facebook, teksa ndodhet brenda godinës së Kuvendit.

Opozita është e vendosur të mos lejojë jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj:

Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.

“Edi Rama nuk mund të pranojë komisionin parlamentar të investitorit strategjik. Këmbanat bien për ju, më dëgjoni, kjo është situata në parlament, prapa këtij grumbulli të shihni rrënojën e vërtetë.”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat