Njëri pas hekurave për përndjekje të një vajzë, të tjerë për dhunë dhe vjedhje, 6 të arrestuar në Tiranë

Shqipëria

Njëri pas hekurave për përndjekje të një vajzë, të tjerë për dhunë dhe vjedhje, 6 të arrestuar në Tiranë

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 13:36
Policia

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale mesditën e saj.   Uniformat blu bëjnë me diej se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale:

– E. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market, në rrugën “Robert Shvarc”;

– E. Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

– E. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– A. F., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Yrshek, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me disa mjete të tjera, të parkuara. 33-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Ndërhyrjeve Kibernetike ndaluan shtetasin A. C., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 18-vjeçare në rrjete sociale, duke i hapur asaj llogari falso. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– E. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market, në rrugën “Robert Shvarc”;

– E. Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu shotgun.

Specialistët e Komisatiatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– E. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– A. F., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Yrshek, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me disa mjete të tjera, të parkuara. 33-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopësht në rrugën “Peti”.

Më datë 10.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një e mitur 2-vjeçare, e dëmtuar në pjesën e krahut, e cila frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme peocedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat