S'ka më policë në akset rrugore, ARRSH del me paralajmërimin e fortë për shoferët

Shqipëria

S'ka më policë në akset rrugore, ARRSH del me paralajmërimin e fortë për shoferët

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Duke nisur nga viti i ardhshëm asnjë polic rrugor nuk do të qëndrojë më në akset rrugore të cilat do të monitorohen me kamera.

Me përfundimin dhe vënien në punë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut, akset kryesore rrugore në Shqipëri do të jenë të monitoruara në kohë reale për çdo aksident, kushtet e motit, por edhe shpejtësinë e lëvizjes së çdo automjeti dhe parregullsi të tjera.

Kështu ka deklaruar drejtori i Autoritetit Rrugor Shqipëtar, Evis Berberi, për televizionin SCAN, teksa ka sqaruar se cilat do të jenë akset e para që do të vihen nën këtë survejim.

“Janë gjithsej 200 kilometrat e para që do të monitorohen: Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Rinas-Vorë, Durrës-Fier dhe Elbasan-Rrogozhinë. Pra bëhet një unazë, Tiranë-Elbasan-Durrës. Çdo vit ne do të shtojmë kilometrat e monitoruara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar”.- tha Dredha.

Por si do të funksionojë Qendra e Monitorimit të Trafikut?

“Do të kemi radarë. Ne do të heqim policët nga rruga. Nuk do të ketë më policë rrugorë që do të dalin në këto akse. Do të kemi kamera sigurie për policinë e rendit, telefonat e emergjencës, matësit e kohës, radar për motin, peshëmatës. Të gjitha këto do të monitorohen në një godinë. Për një aksident që ndodh në një aks, do të jenë të informuar në kohë rekord të gjitha institucionet e përfshira”, - ka thënë Berberi për SCAN.

Kjo nënkupton, se çdo makinë do të identifikohet sipas targës dhe do të llogaritet shpejtësia në bazë të kohës së përshkrimit të aksit rrugor. Dhe gjoba do t’u shkojë automatikisht atyre që thyejnë limitet e shpejtësisë. Ndërsa përmes targave, do të kontrollohen mjetet edhe për siguracionin, kolaudimin dhe parregullsi të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat