Aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, gjykata ndan dosjen për ish-policin Arjan Tase!

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, gjykata ndan dosjen për ish-policin Arjan Tase!

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 14:09
Jonada Avdiaj

Pas shtyrjes së shtatë seancave paraprake Gjykata e Vlorës ka vendosur ketë te premte ndarjen e çështjes për ngjarjen e ndodhur në gusht te vitit 2022 ku mbeti e vrarë nga skafi vogëlushja Jonada Avdiaj.

Gjykata ka vendosur që Arjan Tase, ish punonjësi i policisë që shkaktoi tragjedinë te gjykohet veçmas nga 8 punonjësit e policisë së Himares, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

I pranishëm në seance gjyshi i vogëlushes Ismet Avdia ka kërkuar qe drejtësia te beje punën e saj. Ndarja e hetimit sipas tij kërkohet për të lehtësuar palët, ndërsa kërkojnë drejtësi që ngjarje të tilla të mos ndodhin serish.

“Unë jam Ismet Avdia, gjyshi i Jonadës. Është hera e shtatë, pas këtij kalvarit gjatë arritëm të zhvillonim një seancë gjyqësore. Ndarja kërkohet për të lehtësuar sa më shumë palët të cilët në një koordinim së bashku, se asgjë nuk ka ndodhur rastësisht… ata që akuzohen janë punonjës shteti. Natyrisht që avokatët e tyre kërkojnë masa lehtësuese, e shkon aty ku këta njerëz të shtetit që merrnin rrogë për të siguruar jetën e qytetarëve. Të gjithë ata që ndodhen përreth tij janë përgjegjës ligjor. Unë kërkoj mbështetjen e mediave, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për mbesën time Jonadën, që ngjarje të tilla të mos ndodhen më”, u shpreh gjyshi i vogëlushes që humbi jetën nga ngjarja tragjike.

Ndërkohë avokati Adriatik Lapaj ka kërkuar sensibilizim te te gjitha opinionit per kete ceshtje dhe ngjarje te rende.

Këtë te premte ishte seanca e shtate paraprake pas shtyrjeve për arsye te ndryshme, ndërsa tashme Gjykimi i palëve do të vijoje i ndarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat