Blushi: Shtrëngimi i gazetarit Elton Qyno për publikimin e burimit precedent shumë i rrezikshëm i SPAK-ut

Shqipëria

Blushi: Shtrëngimi i gazetarit Elton Qyno për publikimin e burimit precedent shumë i rrezikshëm i SPAK-ut

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 23:12
Tedi Blushi / Elton Qyno

Blushi: Shtrëngimi i gazetarit Elton Qyno për publikimin e burimit precedent shumë i rrezikshëm i SPAK-ut

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe ish-gazetari Tedi Blushi ka reaguar lidhur me shoqërimin dhe mbajtjen për 10 orë në ambientet e SPAK-ut të gazetarit të “Ora News” Elton Qyno.

“Shtrëngimi për publikimin e burimit, shoqërimi për mbi 10 orë në mjediset e SPAK dhe kontrolli i banesës së gazetarit Elton Qyno, i cili nuk ka kryer asnjë vepër penale, është një precedent shumë i rrezikshëm, cënim flagrant i lirisë së fjalës dhe pavarësisë së medias!

Drejtësi të re me standardet e hetuesisë së diktaturës nuk mund të ketë! Solidaritet me gazetarin Qyno, familjen e tij dhe të gjithë komunitetin e gazetarëve!”, shprehet përmes rrjeteve sociale Tedi Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat