Dudushi i ngre tonet ndaj zëdhënësit të Belerit: Çfarë pune ka Greqia, që fut hundët në Himarë?

Shqipëria

Dudushi i ngre tonet ndaj zëdhënësit të Belerit: Çfarë pune ka Greqia, që fut hundët në Himarë?

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 06:58
Alban Dudushi

Analisti Alban Dudushi, i ndalur tek tensionet me Tiranës dhe Athinës zyrtare për çështjen Beleri, i është drejtuar zëdhënësit të Belerit me një pyetje të thjesht: ç’punë ka Greqia që futë hundët në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

Dudushi: Pyetja e vetme që kam në këtë rast është ç’punë ka Greqia?!

Dhuli: Vetë Rama tha që kjo nuk është çështje shqiptaro-greke se edhe kandidatët e Edi Ramës grek po deklarohet…

Dudushi: Jo, por prandaj po të pyes. E zëmë se këto që thua ti janë të vërteta dhe me të gjithë arsyet dhe mosarsyet që ka një opozitë për të thënë që e kanë vjedhur, ka pasur represion ndaj saj, qeveria ka future të gjitha mjetet për të manipuluar dhe deri në arrestimin e kandidatit, i cili në fakt ishte fitues sikurse thoni ju. Pra Rama konstatoi se Beleri ishte fitues dhe nisi sulmin ndaj tij. Pra e zëm se po biem dakord me gjithçka thua ti, tani Greqia çpunë ka?! Ma jep dot ti një përgjigje?! Ç’punë ka Greqia që fut hundët?! Pse kërcënon me veto për një rast të një njeriu që është përfaqësuesi i opozitës në një bashki që është shqiptare, sikurse janë edhe shumë bashki të tjera sepse kemi 61 bashki. Pra këtu është vjedhur edhe në bashki të tjera, pse merret Greqia vetëm me një bashki?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat