Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit e porositur nga jashtë? Dy pistat se si Sokol Mjaca siguroi armën e krimit

Shqipëria

Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit e porositur nga jashtë? Dy pistat se si Sokol Mjaca siguroi armën e krimit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë e ndodhur në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjaca qëlloi për vdekje Arben Lleshin në qelinë e tij, ndërsa me viktimën ndodhej edhe Ilir Shaqja , i cili mbeti i plagosur në këmbë nga plumbat.

Të tre të përfshirët në ngjarje, janë të dënuar më burgim të përjetshëm, për vepra të ndryshme penale.

Sipas News24, autori Sokol Mjacaj ka qenë në ajrim dhe pasi është kthyer, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqen, e ka thirrur në emër dhe pas ka qëlluar me 3 plumba nga dritarja e derës së qelisë.

Dyshohet se Mjaca është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje.

Dy janë pistat, se si Mjaca ka arritur të sigurojë armën, njëra është me dron në sektorin e ajrimit dhe pista e dytë, arma të jetë futur përmes guzhinës.

Ndërkohë pas ngjarjes ministri i Drejtësisë ka dhënë urdhër që të gjitha burgjet e vendit të kalojnë në sigurinë më të lartë, ndërsa mësohet se do të merren në pyetje të dënuar dhe drejtues të institucioneve ku më parë Mjaca ka vuajtur dënimin. Kjo me qëllim mbledhjen e informacioneve për të hedhur dritë nëse kjo ngjarje ka qenë e planifikuar më parë.

Kujtojmë se Mjacaj pasi kreu krimin e rëndë, tentoi që të merrte peng disa persona, por në momentin që ky plan nuk i ka ecur, është vetëizoluar në një nga qelitë, dhe ka kërcënuar se nëse dikush i afrohet do ta qëllojë.

Pas rreth një ore, ai është vetëdorëzuar dhe më pas është marrë në pyetje nga drejtues të lartë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat