Spahiu: Berisha nuk ka mbështetje popullore, prandaj djeg me 20 veta karriget

Shqipëria

Spahiu: Berisha nuk ka mbështetje popullore, prandaj djeg me 20 veta karriget

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 17:00
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se Sali Berisha nuk ka mbështetje popullore.

Sipas tij Berisha ka humbur bastione në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore e Lezhë.

Sipas tij, nëse Berisha do të kishte mbështetje popullore s’do i vihej zjarri karrigeve në Parlament po do i vihej bulevardit.

“Berisha s’ka mbështetje, dhe ndërkombëtarët mund të kenë menduar se arrestimi i Berishës mund të ngjallte më shumë reaksion. Fakti që nga fushata elektorale, nuk është zhvilluar asnjë protestë e Berishës, tregon që ky grupim tashmë ka ardhur duke u rrudhur politikisht, ka humbur bastionet në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore, Lezhë. Fakti që protestat janë katandisur më vënie zjarri tregon që të vetmit ushtarë që i kanë mbetur janë 10 apo 20 deputetë. Nëse do të kishte mbështetje popullore nuk do i vihej zjarri karrigeve në Parlament po do i vihej Bulevardit”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat